Kica-Xhelili: Ne mblidhemi në komisione dhe presim kot

(Lajm i përditësuar)
Kica-Xhelili: Ne mblidhemi në komisione dhe presim kot
Deputetja e e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se raportimi i ministrave në komisione është përgjegjësi e tyre e drejtpërdrejt ndaj kuvendit.
‘’Ne mblidhemi në komisione dhe presim kot, e përmenda me qellim çështjen e komisionit hetimor parlamentar sepse tri dite me radhe i kemi pritur nga 15 minuta dhe nuk kane ardh kane qene ne objektin kuvendit dhe nuk kane ardh’’, tha Kica-Xhelili pas bojkotimit të raportimit të Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili nuk u paraqit në sallë.
Kadiu: Nuk ka patur mosparaqitje të Bislimit, ka patur mungesë kuorumi
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në një përgjigje për RTV21 tha se shkaku i mospjesëmarrjes së zëvëndëskyeministrit Bislimi në Komision për Punë të Jashtme ishte mungesa e kuorumit.
“Nuk ka patur mosparaqitje të zvKm. Ka patur mungesë kuorumi. Është opozita e cila e ka bojkotuar mbledhjen”, tha Kadiu.
Opozita e bojkotoi Komisionin për Punë të Jashtme për shkak të mos paraqitjes se Bislimit në sallë
Opozita ka bojkotuar raportimin e Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Arsyeja e bojkotimit sipas opozitës ishte mos prania e Bislimit në sallë.
Raportimi ishte paraparë të fillojë në ora 10:00./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?