Kaloni te përmbajtja kryesore

Hovenier: Dronët që SHBA ia dha Policisë dhe IPK-së do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se dronët që SHBA i dhuroi Policisë dhe IPK’së do t’i përmirësojnë aftësitë për të luftuar krimin e organizuar.

Hovenier tutje ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve për të ndihmuar që ata të përmbushin në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit në Kosovë. Sot dhuruam fluturake pa pilot që do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button