Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova merr mbështetje nga Letonia për aplikim në KE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar sot me homologun e saj nga Letonia Krišjānis Kariņš, shteti i të cilin mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Evropës.

Gërvalla përmes një postimi në platformën X tha se me të diskutoi për aplikimin e Kosovës në KiE dhe për sigurinë në rajon, derisa tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë.

“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krišjānis Kariņš. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, shkroi Gërvalla.

Për takimin njoftoi edhe ministri i Letonisë.

“Takim kuptimplotë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Temat kryesore të diskutimit – situata e sigurisë rajonale dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Letonia mbështet aplikimin e Kosovës.”, shkroi Kariņš./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button