Kaloni te përmbajtja kryesore

​“Dardanët” zhvilluan stërvitjen e dytë para ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Andorrës.

Kosova luan kundër Andorrës si mysafire këtë të enjte (12 tetor) me fillim nga ora 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Euro 2024.

Kjo ishte stërvitja e fundit e “Dardanëve” në Kosovë, pasi që nesër në mëngjes do të udhëtojnë drejt Andorrës.

Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila shërbeu më shumë si rigjenerim për lojtarët, kësaj radhe u punua me intensitet të plotë, teksa trajneri Primozh Gliha punoi edhe në aspektet teknike-taktike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button