Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi: Kemi shkëlqyer në ekonomi dhe sundim të ligjit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë një takimi në Bruksel me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, Bislimi ka thënë se Kosova po punon për të përmbushur kriteret në një proces integrimi të bazuar në merita.

“Kosova e sheh veten si pjesë e BE-së dhe ne po punojmë për të përmbushur të gjitha kriteret në një proces integrimi të bazuar në merita. Kemi qenë të shkëlqyer në treguesit ekonomikë dhe sundimit të ligjit pavarësisht barrierave dhe jemi të etur për të zgjeruar më tej potencialin tonë për rritje”, ka shkruar Bislimi në X.

Bislimi gjatë vizitës në kryeqytetin evropian do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button