Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministri gjerman: Kosova është sërish nën presion nga Serbia

Kosova sërish është nën presion masiv nga Serbia. Kështu  ka deklaruar Ministri federal gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir në prag të vizitës së tij në Kosovë

Ai në platformën  “X”, ka shkruar se Kosova është viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia.

“Kosova është sërish nën presion masiv nga Serbia. Viktimë e një gjenocidi që erdhi po nga Serbia. Trupa të çuditshëm që vijnë nga veriu dhe natyrisht nuk kanë lidhje me Presidentin e Serbisë dhe Serbinë, ashtu si në Gadishullin e Krimesë, ku fillimisht ushtarët atje nuk kishin asnjë lidhje me zotin Putin. Pra, ne e njofim këtë model të destabilizimit”, ka shkruar ai.

Këtë deklaratë të tij e ka shpërndarë edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili e ka falënderuar ministrin për fjalët e qarta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button