Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla publikon dokument: Ushtria serbe ua ka dhënë sulmuesve lansuesin e granatave

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi në rrjete sociale një dokument të ushtrisë serbe, për të cilin thotë se vërteton edhe më shumë lidhjen mes sulmuesve të armatosur dhe shtetit të Serbisë.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, shkruan Sveçla.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button