Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulmi në veri, reagon ambasada amerikane në Beograd

Pas vrasjes së një zyrtari policor të Kosovës në Banjskë të Zveçanit ka reaguar Ambasada amerikane në Beograd.

Ambasada ka shpërndarë postimin e zëdhënësit Matthew Miller, ku është kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj Policisë së Kosovës që nga 24 shtatori. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin lëvizjet apo retorikën që do të nxiste më tej tensionet dhe të kthehen në dialog me ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button