Sveçla: Zotohemi që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.
Këtë zotim, Sveçla e ka bërë duke kujtuar rreshterin e vrarë sot në Zveçan.
”Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Sveçla./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?