Arrestimi i tre serbëve për krime lufte, BE-ja thotë se është në kontakt me Kosovën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media sa i përket arrestimeve të tre serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë, tha se po ndjekin me vëmendje rastin dhe se nëse do të jetë e nevojshme do të reagojnë publikisht.
Derisa theksoi se nuk janë duke vënë në dyshim asgjë, vetëm se po komunikojnë për të pasur ‘një pasqyrë’ të pastër të rastit.
“Po e ndjekim me shumë vëmendje këtë situatë. Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me homologët dhe autoritetet përkatëse për të pasur mirëkuptim të plotë për këtë zhvillim të fundit dhe më pas nëse është e nevojshme dhe e përshtatshme ne do të reagojmë edhe publikisht nëse është vërtet e nevojshme”, u shpreh ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?