Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj falënderon kryeministrin Rama për qëndrimet e tij në KS të OKB-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.
“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus.  Faleminderit!”, është shprehur Haradinaj./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button