Kaloni te përmbajtja kryesore

Nikaj: Kryeministri po rren. Hajde shkojmë në zgjedhje!

(Lajm i përditësuar)


Nikaj: Kryeministri po rren. Hajde shkojmë në zgjedhje!

Duke komentuar deklaratat e Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit që bëri ditë më parë për opozitën, Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se kryeminstri nuk është i bindur për  zhdukjen e opozitës.

Sipas Nikajt, ”se po të ishte  Kurti i bindur për zhdukjen e opozitës ne do shkonim në zgjedhje brenda 45 ditëve si është me ligj, por ai e dinë qe nuk zhduket opozita bile opozita do behet me e forte se sa ai mendon”.


Nikaj: Kryeminsitri po rren, opozita do jetë më e fortë se sa mendon

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka akuzar kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur me deklaratat që ai i bëri për opozitën.

Nikaj tha ”Kryeminsitri po rren” teksa shtoi se ”opozita do jetë më e fortë se që ai mendon”

”Do ti them tri gjëra, e para kurti po rren, e dyta nëse Kurti do të ishte i bindur që me shkuarjen në zgjedhje do zhdukje opozita ne do shkojmë në gjedhje të dielën e ardhshme. Por për çfarë i vynë kreyminstrit opozita?, Kryeministri Kurti është një lider që nuk ka nevojë për askënd as për opozitën e as mediat. Kurti po rren se po të ishte i bindur që do zhdukej opozita ne do shkonim në zgjedhje brenda 45 ditëve si është me ligj, por ai e dinë që nuk zhduket opozita bile opozita do bëhet më e forte se sa ai mendon”, tha Nikaj.

 


Nikaj: Kurti po sharron më shumë në gropën që e ka hapur vetë, por dëmin po e paguajnë qytetarët

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ndër tjera tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë është bindur se ka gabuar që ka pranuar planin për marrëvshjen në Ohër dhe Bruksel.

Ai tutje tha se, pasojat e gabimeve të Kurtit nuk po i paguan ai vetë apo partia e tij, por Kosova dhe qytetarët.

”Kurti po sharron më shumë në gropën që e ka hapur vetë, dëmin e gabimit nuk po e paguan Kurti, por qytarët e Kosovës. Jemi në një situatë Kurti ka refuzuar të dëgjoj këdo, dhe pasojat e ketij gabimi nga kokëfortësia e Kryeministrit po i paguan Kosova”, tha ndër tjera Nikaj, teksa shtoi se ”Kurti nuk po ndërron kahje”.


Nikaj: Të akuzosh veprimet e Lajçakut është sikur mos ta kuptosh politikën e jashtme

Në debatin e sotëm në ”Click” të RTV21 Bernard Nikaj nga PDK-ja tha se të akuzosh veprimet e Emisarit të Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është sikur mos ta kuptosh politikën e jashtme.

”Të akuzosh dhe krahasosh veprimet e Lajcakut ne momentin kur ka prezantuar qeverinë e Sllovakisë dhe në momentin kur ka prezantuar BE-në është sikur mos ta kuptosh politikën e jashtme dhe mos ta kuptosh funksionin e përfaqësuesve dhe ambasadorëve’’, tha Nikaj.

Lajçak është kritikuar në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën  gjatë një konference për media ka thënë se Lajçak ka qenë i koordinuar me Aleksandër Vuçiqin, presidentin e Serbisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button