Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku: Struktura e Lidhjes në kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku falënderoi qytetarët për pjesëmarrje në çdo nëndegë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se struktura e Lidhjes në kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet.

“Të faleminderit Prishtinë, për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, ka shkruar ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button