Tri aksidente sot pasdite në Prishtinë, njëri me të lënduar

Të shtunën pasdite në Prishtinë kanë ndodhur tri aksidente. Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në kryqëzimin afër Qendrës Studentore.
RTV21 ka siguruar fotografi ku policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, 50 metra më poshtë ka ndodhur edhe një vetaksident, në rrugën “Eqrem Çabej” afër Instituti Albanologjik.
Po ashtu aksidenti tjetër ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, ku janë përfshirë dy vetura,
Këto aksidente kanë shkaktuar kolona të gjata në kryeqytet./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?