Erdogani: BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia. Përpjekjet e Ankarasë për anëtarësim në bllokun evropian kanë ngecur pas kritikave për përpjekjet e Turqisë për t’i adresuar shqetësimet për demokracinë dhe sundimin e ligjit.
“BE-ja po tenton ta distancojë veten nga ne”, u ka thënë Erdogani gazetarëve në Stamboll, teksa u nis për në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Ne do të bëjmë vlerësimin e situatës dhe ne po ashtu mund të marrim një drejtim tjetër”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?