Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy persona pasi sulmuan dy policë në Graçanicë

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona në Graçanicë, pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar dy zyrtarë policorë teksa po kryenin detyrën e tyre.

Bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet aty.

Rasti është hapur si “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare & sulm ndaj personit zyrtarë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button