Kaloni te përmbajtja kryesore

Borrell: Sot do ta shohim a janë gati Kurti e Vuçiq të marrin përgjegjësi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bërë të ditur për nisjen e takimeve mes Kosovës e Serbisë sot në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale Borrell ka shkruar se është që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button