Kaloni te përmbajtja kryesore

Takimi në Bruksel, Sarrazin: Nuk ka entuziazëm të madh

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se nuk ka entuziazëm të madh për takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sarrazin në një intervistë dhënë për emisionin “Newsnight” në televizionin “N1” ka thënë se po i gëzohet që më në fund po mbahet një takim i nivelit të lartë.

“Nuk ka një entuziazëm të madh se do të ndodh një përparim i madh, bëhet fjalë për hapa konkretë për deeskalimin në veri të Kosovës, të hapen dyert e të ecet në rrugën pozitive. Rajonit i nevojiten lajme të mira”, ka thënë Sarrazin.

Ai thotë se shpreson që dialogu dhe puna e madhe do të tregojnë një rrugë pozitive. Ai ka thënë se kryetarët duhet t’i shërbejnë qytetarëve.

Sarrazin thotë se zgjidhjen e dialogut e sheh vetëm nëpërmjet Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS) dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka thënë se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pret “që pala kosovare të ecë para me themelimin e Asociacionit siç është rënë dakord, e në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Tutje ai ka thënë se është me rëndësi që situata në veri të normalizohet.

Ai ka thënë se synimi është që të gjithë qytetarët – në Serbi dhe Kosovë, të bëhen pjesë e BE-së “pa kufij të fortë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button