Kaloni te përmbajtja kryesore

FSK e gatshme të ndihmojë të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitetet në Marok

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Marok, pasi ky vend u godit nga një tërmet shkatërrues prej 6.8 ballë Rihter të shtunën.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur keqardhje për situatën e shkaktuar në Marok.

Ministri ka shprehur gatishmërinë e plotë të FSK-së që të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitetet.

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”, thuhet në njoftimin dërguar mediave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button