Një person humb jetën nga të shtënat me armë në Vlorë

Një 41 vjeçar, i identifikuar si Leartiad Lekaj ka mbetur i vdekur si pasojë e breshërisë së armëve të zjarrit mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 –Nëntori, përballë Kishës Ortodokse.
Persona të ndryshëm dyshohet se kanë qëlluar kundrejt njëri-tjetri përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës pranë Kishës Ortodokse .
Ndërkohë automjeti është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia ka ngritur pika kontrolli në akset kyçe të qytetit./vizionplus
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?