Batusha për Asociacioni: Si uji dhe shishja, si shishja dhe uji

Deputeti i VV-së Agon Batusha në emisionin debutues ‘’Click” të RTV21 duke folur për Asociacionin mori një shembull interesant krahasimor për themelimin e tij.
Ai tha se Asociacioni është një lloj si shishja me ujin.
‘’Përderisa pala serbe nuk njeh asgjë të Kosovës pra dëshirojnë ta vendosin ujin në një vend apo shishe që nuk e njeh pra pa qenë shishja nuk mund të vendoset uji, pra ajo do të vendos shishen pastaj të vijë uji, prandaj duhet bërë disa hapa nga ana serbe dhe të kemi njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve si ne marrëveshje”, tha Batusha./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?