Hong Kongu goditet nga reshjet më të mëdha në 140 vjet

Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po luftojnë me përmbytjet e përhapura pasi rajoni po përballon disa nga reshjet më të mëdha të shiut në histori.
Autoritetet në qendrën e teknologjisë kineze në Shenzhen, regjistruan reshjet më të mëdha të shiut që kur nisi regjistrimi i tyre më 1952.
Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë ishin nën ujë në Hong Kong pasi zyrtarët mbyllën shkollat dhe vendet e punës.
Ndryshimet klimatike kanë intensifikuar stuhitë tropikale, kanë thënë ekspertët, duke shkaktuar shira dhe erëra më të fuqishme që po shkaktojnë dëme të mëdha./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?