Kaloni te përmbajtja kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi, takohen emisarët Lajçak e Peach

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka takuar Stuard Peachin, të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter Lajçak ka njoftuar se në takim kanë shkëmbyer vlerësimet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pasi u ktheva në Bruksel, u njoha me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Gjithmonë është mirë të dëgjojmë për aktivitetet e tij të fundit, të shkëmbejmë vlerësime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ta informojmë atë për përpjekjet tona në dialog”, ka shkruar Lajçak

Gjatë ditës së djeshme ndërmjetësi evropian në dialog, Lajçak, është takuar edhe me këshilltarin e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Jens Plotner./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button