Kaloni te përmbajtja kryesore

Petkoviq: Ish-polici Dejan Pantiq do të mbrohet në liri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ishte transferuar në arrest shtëpiak në fund të vitit të kaluar, është liruar sot për t’u mbrojtur në liri.

I njëjti ishte arrestuar për sulm ndaj zyrave të KQZ-së në veri, në dhjetor të vitit të kaluar.

“Dejan Pantiq, i cili u mbajt fillimisht nga Policia e Kosovës në bazën në Jarinje për ditë të tëra pa mjekim apo kontakt me familjen e tij dhe i cili u transferua në arrest shtëpiak vetëm pas presionit të fortë të serbëve nga Kosova dhe aksionit diplomatik të Beogradit në fundvit, u lirua sot për t’u mbrojtur në liri”, shkori Petkoviq në rrjetin social X (Twitter).

Petkoviq tha se arresti shtëpiak për Pantiqin ishte hequr me kusht dhe se ai “më në fund do të jetë i lirë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button