Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjini u kërkon grave dhe vajzave të komuniteteve të jenë më aktive në shoqëri

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka marrë pjesë në një debat, temë e së cilit ishte pjesëmarrja në vendimarrje e grave nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Gjini ka kërkuar nga gratë dhe vajzat e këtyre komuniteteve që të jenë sa më aktive në shoqëri, duke mos u ndalur para barrierave dhe duke kërkuar fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet.

Kryetari Gjini ka rikujtuar se në një shtet demokratik çfarë synon të jetë Kosova, gjithëpërfshirja është jetike dhe e domosdoshme.

Ky aktivitet u organizua nga OJQ “Troja” dhe OJQ “Prosperiteti”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button