Kaloni te përmbajtja kryesore

Zelensky vendos ta zëvendësojë ministrin e Mbrojtjes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të dielën se do ta zëvendësojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Njoftimin Zelensky e ka bërë në videoadresimin e tij në mbrëmje, ndërsa është ndryshimi më i madh në sektorin e Mbrojtjes së Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus më 14 shkurt të vitit 2022.

“Kam vendosur ta zëvendësojë ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës. Oleksii Reznikov ka kaluar më tepër se 550 ditë të luftës së shkallës së plotë”, ka thënë Zelensky. “Unë mendoj se Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe forma të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në përgjithësi’.

Ndryshimi i ministrit të Mbrojtjes duhet të aprovohet nga Parlamenti, por me shumë gjasë do të mbështetet nga shumica e parlamentarëve. Zelensky ka thënë se po pret të miratohet emërimi i Umerovit. Umerov 41-veçar ka drejtuar Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës që nga shtatori i vitit 2022 dhe ka luajtur rol të ndjeshëm në negociata në kohë të luftës, si shembull, për marrëveshjen e grurit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button