Kaloni te përmbajtja kryesore

Vjedhje në një filial të bankës në Prishtinë, arrestohet një person, një tjerër në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një personi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për rtv21.tv se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.

RTV 21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button