Rama prezanton katër lokacione për mobileri urbane në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se katër lokacione apo plato të betonizuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane.
“Do t’i ndërrojmë pllakat, shtojmë gjelbërimin, zonat rekreative dhe do të vendosim ndriçimin e ri”, ka shkruar Rama në Facebook.
Lagjet ku do të realizohen projektet, janë: Plato 1 (Bashkësia Lokale “Dardani”, Plato 2 “Lakrishtë”, Plato 3 Rr. Hyzri Talla – “Bregu i Diellit” dhe plato 4 ( Sheshi “Salih Çeku” – te Xhamia në Dardani).
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?