Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi takon Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së, diskutojnë për mos-furnizimin e nxënësve me tekste shkollore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka pritur Drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisin apo bashkëqeverisin.

“Bashkë diskutuam dhe ngritëm shqetësimin e thellë për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti, në lidhje me mos-furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Paaftësia dhe shkeljet ligjore të kësaj Qeverie, për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Pabarazia, e cila po u ofrohet si zgjidhje familjeve kosovare, ka qenë e tejkaluar që para 15 viteve nga vendimet e PDK-së, me dhënien e librave falas për çdo nxënës. Barrën e paaftësisë qeverisëse, padrejtësisht dhe me fajin e pushtetarëve, do ta vuajnë vetëm qytetarët e vendit tonë”, shtoi ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button