Vdiq një 32-vjeçare, ra në kontakt me energjinë elektrike në dush

Një 32-vjeçare në Cerrik të Shqipërisë ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë, viktime ka mbetur shtetasja me inicialet I.M.
Bëhet e ditur se 32-vjeçarja ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke u larë në dush. Për pasojë humb jetën menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?