Fotografia që e tregon afërsinë e Kurtit me të arrestuarin për keqpërdorim me rezerva shtetërore

Sot në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që tregon afërsinë e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me të arrestuarin Ridvan Muharremin, i cili bashkë me dy zyrtarë të MINT-it dyshohen për keqpërdorim me rezerva shtetërore.
Në fotografi, përveç Kurtit, shihet edhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.
Muharremi u arrestua dje në restorantin e tij “Bukë e Zemër”, ndërsa sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë ia caktoi atij masën e paraburgimit prej një muaji.
Avokati Mahmut Halimi, tha sot se klientin e tij “e ka angazhuar Ministria, drejtpërdrejt ministrja Hajdari” për blerjen e rezervave shtetërore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?