Kurti mlodhi ministrat, Kryeziu: Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme

Kryeministri Albin Kurti ka mblodhi sot (e premte) kabinetin qeveritar.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për portalin rtv21.tv se mbledhja nuk është bërë për zhvillimet e fundit në MINT. Ai tregoi se në takimin qeveritar u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve.
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, tha ai.
Të premten u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?