Ditë kritike në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, thotë zyrtari i zjarrfikësve

(Lajm i përditësuar)
Ndërsa afrohet agimi në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë, zjarrfikësit do të vazhdojnë të punojnë për të ndaluar zjarret që të arrijnë në qytetin Yellowknife në veri të vendit.
Oficeri i informacionit për zjarrin në Territoret Veriperëndimore, Mike Westwick, tha se ditët në vijim do të sjellin erëra që do t’i shtyjnë zjarret në drejtime “ne nuk duam”.
“Ne po kalojmë në disa ditë kritike gjatë menaxhimit të këtij zjarri,” tha Westwick dje.
“Ne presim të shohim erëra veri-perëndimore deri në perëndim-veri-perëndim gjatë dy ditëve të ardhshme dhe ato janë erëra që do t’i prijnë të dyja këto zjarre në drejtime që ne nuk duam.
Mijëra banorë evakuohen nga qyteti verior i Kanadasë si pasojë e zjarreve
Zjarret kanë përfshirë qytetin verior të Kanadasë, Yellowknife (Jellounajf) duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.
Deri të enjten zjarri ka qenë vetëm 15 kilometra larg qytetit me 20 mijë banorë, të cilët janë urdhëruar të evakuohen të premten mbrëma.
Zjarri në qytetin kanadez është në mesin e 240 të tillëve që janë nëpër Kanada.
Sivjet ka qenë sezoni më i rëndë i zjarreve në territorin kanadez. Mijëra njerëz janë evakuuar edhe nga British Columbia, teksa shteti ka shpallur gjendje emergjente.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?