Osmani: Dorëheqja e policëve serbë, rezultat i kërcënimeve dhe frikësimeve nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas dorëheqjeve të pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, duke thënë se kjo është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, sipas saj, “një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në Twitter. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?