“Të shkon”, Beshiktashi me video të Rashicës duke mbajtur shqiponjën në krah

Milot Rashica edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i gjigantit turk Beshiktash.
Reprezentuesi kosovar tashmë është prezantuar te skuadra e re që përmes një video në rrjetet sociale ka zyrtarizuar blerjen e reprezentuesit kosovar.
Faqja zyrtare e klubit turk ka publikuar një video të re ku shihet sulmuesi kosovar duke mbajtur një shqiponjë në krah, simbol i festës së futbollistëve shqiptar pas golave të shënuar.
“Të shkon”, është mbishkrimi që klubi tur ka vendosur sipër kësaj vdeoje, përcjellë KosovaPress.
Kalimi i Rashicës në Beshiktash mësohet se ka koston e 5.5 milionë eurove, ndërsa lojtari raportohet se ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.
Edicionin e kaluar Rashica luajti për rivalin e Besiktasit, Galatasarain në formë huazimi nga Norwich City.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?