Zëdhënësi i AAK-së për Dimal Bashën: Është i padijshëm, para se të flasë të japë përgjigje për megaskandalet e VV-së

(Lajm i pëditësuar)
Zëdhënësi i AAK-së për Dimal Bashën: Është i padijshëm, para se të flasë të japë përgjigje për megaskandalet e VV-së
Dimal Basha i përgjigjet Haradinaj për pyetjet që ia drejtoi Kurtit
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, pasi ky e ka pyetur Kurtin se a është me prokurorin apo me Besnik Mujecin – asamblisti i VV- së që u kap me narkotikë dje në Tiranë.
Basha ka thënë se pse e kanë shkarkuar tregon se me kë janë?
Ai ka shkruar se janë me drejtësi, por “prokuroria nuk është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo”.
“Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallzon se me kë jemi!Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo!Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro.”, ka shkruar Basha.”Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar!Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po mirret, se asaj udhe je edhe ti!”, ka përfunduar ai.
Haradinaj: Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!
Ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për rastin e arrestimit të asambaleistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci nën dyshimet për trafikim me narkotik.
Haradinaj ka klërkuar një reagim nga kryeministri Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes.
“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.
Besnik Mujeci, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?