Kaloni te përmbajtja kryesore

AAK: Më të korruptuarit zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së

Pas arrestimit në Shqipëri për trafikim droge të asamblistit të LVV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, ka reaguar edhe AAK-ja.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulzim Blaka, tha se Qeverisë Kurti “nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor”.

“Pas skandaleve të shumta dhe të padëgjuara më parë në Kosovë, një eksponent i kësaj partie, i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, u zu me mijëra doza droge, që i kishte dërguar në Shqipëri. Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia. Mujeci që ishte emëruar para pak kohësh si aksionar në Stacionin e Autobusëve, dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë”, ka shkruar Blaka në Facebook.

Blaka tha se nga përvoja e deritanishme, “kemi mësuar se më të korruptuarit, më të inkriminuarit dhe më të pandershmit, zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së”.

“Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve”, përfundoi Blaka. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button