Podujevë, një logoped dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj një paciente të mitur

Një mjek logoped në Podujevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një pacienteje të mitur, duke e kapur për flokë.
Ankesa në polici u bë nga nëna e së miturës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti ndodhi mesditën e së shtunës. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?