Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, Policia gjen një revole në vendin e ngjarjes

Një person është gjetur dje pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Pejë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

“Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button