Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndalimi i Ardita Sinanit, Kosova kërkon nga Serbia të mos diskriminojë në baza etnike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar pas ndalimit që i është bërë gjatë ditës nga autoritetet serbe, Ardita Sinanit, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit kërkohet që Serbia të ndalojë diskriminimin në baza etnike dhe shtypjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Tutje Kryeministria ka thënë se ndalimi i Sinanit për më tepër se një orë në pikën kufitare në Muçibabë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.

”Serbia të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes. Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes. Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button