Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia në Gjakovë në kërkim të personave që mbajnë armë

Policia në Gjakovë ka dalë sonte në kërkim të personave që mbajnë armë për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

Në dy raste të ndara, policia njofton se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

“Në posedim të shoferit (të dyshuarit Gj. V., mashkull/kosovar) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi”, po ashtu është ndaluar një automjet dhe në posedim të pasagjerit (të dyshuarit M. H., mashkull/kosovar) është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari e kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button