Kaloni te përmbajtja kryesore

​Fazliu fiton medaljen e artë në Masters në Hungari

Pas medaljes së bronztë të Distria Krasniqi, edhe Laura Fazliu i ka sjellë Kosovës medalje nga World Judo Masters që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu është stolisur me medaljen e artë nga ky Masters.

Në rrugëtimin e saj deri te e arta, Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten rumune, Florentina Ivanescu, në të dytin izraeliten Kerem Primo, ndërsa në çerekfinale shënoi fitore ndaj çekes, Renata Zachova.

Fazliu e vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtu japonezen Megumi Horikawa, ndërsa edhe në finale kishte kundërshtare japoneze.

Fazliu në finale e mposhti Miku Takaichi për tu stolisur me medaljen e artë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button