Elshani për RTV21 situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, konfirmoi për RTV21 se 25% e trupave të policisë janë tërhequr nga objektet komunale ne 4 komunat e veriut.
Elshani tutje ka treguar se situata për momentin është stabile.
“Situata e sigurisë në përgjegjësi në veri të Kosovës është e qetë duke ditur situatën politike qe mund te themi se është delikate”, tha Elshani.
Elshani tutje ka thënë Policia e Kosovës është duke funksionuar me 50% te kapaciteteve të saj brend objekteve komunale në Veri të Kosovës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?