Trump mbërrin në Uashington për t’u përballur me akuzat në gjykatë

Avioni i Donald Trump është ulur në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan përpara paraqitjes së tij në gjykatë.
Ish-presidenti është rrugës me makinë për në Gjykatën e SHBA-së E Barrett Prettyman.
Trump akuzohet se ka “ushqyer” sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së duke mbjellë mosbesim në zgjedhjet e 2020-ës.
Aktakuza thotë gjithashtu se ai u bëri presion zyrtarëve zgjedhorë për të ndryshuar rezultatet në një përpjekje të dështuar për t’u kapur në pushtet, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Ai është akuzuar më parë për dy raste të tjera të palidhura – të cilat kanë të bëjnë me dokumente sekrete dhe pagesa për ish-yllin porno Stormy Daniels.
Pavarësisht çështjeve penale, Trump është favorit për të qenë kandidati republikan në zgjedhjet e 2024. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?