Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryeministri kanadez drejt divorcit me gruan e tij pas 18 vitesh martesë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie Grégoire Trudeau po ndahen.

Këtë e bëri të ditur vetë Trudeau, i cili tha se pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira me Sophie, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”.

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, ka shkruar ai.

Ai kërkoi që privatësia e tyre të respektohet për mirëqenien e fëmijëve të tyre, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Pasi kaloi disa vite mësimdhënie në Vankuver, Trudeau u kthye në Montreal në vitin 2002, ku u takua me Grégoire Trudeau, sipas biografisë zyrtare të kryeministrit kanadez.

Në vitin 2002, Justin u kthye në shtëpi në Montreal, ku takoi Sophie Grégoire.

Ata u martuan në vitin 2005 dhe tani janë prindër krenarë të Xavier, Ella-Grace dhe Hadrien. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button