Hajdari: 48 dosje të bizneseve të regjistruara kanë emërime kundërkushtetuese

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se njëjtë si në rastin e Klan Kosovës do të veprojnë edhe ndaj atyre bizneseve që siç thotë ajo nuk janë të regjistruara konform Kushtetutës së Kosovës.
Hajdari teksa arsyeton mbylljen e Klan Kosovës thotë se si në këtë rast kanë identifikuar edhe 48 biznese të tjera.
‘Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj”, ka shkruar Hajdari në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?