Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër e pasnesër temperaturat dukshëm më të ulëta, minimalja 8 gradë Celsius

Pas disa javëve me temperatura jashtëzakonisht të larta, Kosova më në fund do të shijojë pak freski gjatë të enjtes dhe të premtes.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, me vranësirat që gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu.

“Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 29 gradë Celsius”, parasheh Instituti.

Nesër po ashtu pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri në mesatare.

Ndërkohë, të premten temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake, me minimalen që do të zbresë në 8 gradë.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

IHMK po ashtu tha se sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë në vitet e fundit. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button