Kaloni te përmbajtja kryesore

Shefi i EULEX-it “i shqetësuar” me mesazhet kërcënuese ndaj policëve të rinj serbë

Shefi i EULEX-it “i shqetësuar” me mesazhet kërcënuese ndaj policëve të rinj serbë

Shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar ndaj kërcënimeve që serbët e rinj po marrin për shkak të rekrutimit në Policinë e Kosovës, duke thënë se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

Barbano po ashtu u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, me të cilin diskutuan se si të përmirësohet bashkëpunimi ekzistues i ngushtë ndërmjet EULEX-it dhe PK-së, si dhe zbatimin e hapave të de-përshkallëzimit në kuadër të dialogut të nivelit të lartë të lehtësuar nga BE-ja. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button