Kaloni te përmbajtja kryesore

Daku debuton me gol te Rubin Kazani

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë karrierën në Rusi te Rubin Kazani.

Në debutimin e tij sot, Daku ka shënuar golin e parë në fanellën e skuadrës ruse, dhe atë kundër Lokomotiv Moskës.

Debutimin e tij e bëri me stil, pasi që Daku shënoi qysh në minutën e 3’ për ta kaluar Rubin Kazanin në epërsi prej 1:0.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button