Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 4 mijë qytetarëve iu mor leja e vozitjes nga policia në 6 muajt e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuare se gjatë periudhës prej muajit janar deri në qershor të këtij viti, 4,116 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Ndërkohë, 12,751 shoferëve iu janë vendosur pikë negative.

Policia e Kosovës tha se po vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

PK-ja u bëri thirrje shoferëve që t’i respektojnë rregullat në trafik, sepse “në të kundërtën do të mbeten pa patentë shofer”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button